Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se protesta e sotme në veri të vendit e thirrur kinse nga pensionistët serbë, është tentim i Listës Serbe për të tensionuar situatën në veri të vendit.
Marrë parasysh fjalimit propaganduese që u mbajtën në sheshin e veriut të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e BQK-së, sipas të cilit euro njihet si e vetmja valutë në Kosovë, Elshani tha se janë vazhdimësi e narratives propaganduese që u bë në Këshill të Sigurimit.Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se protesta e sotme në veri të vendit e thirrur kinse nga pensionistët serbë, është tentim i Listës Serbe për të tensionuar situatën në veri të vendit. Marrë parasysh fjalimit propaganduese që u mbajtën në sheshin e veriut të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e BQK-së, sipas të cilit euro njihet si e vetmja valutë në Kosovë, Elshani tha se janë vazhdimësi e narratives propaganduese që u bë në Këshill të Sigurimit.
Në një intervistë për KosovaPress, njohësi i sigurisë, Taulant Elshani thekson se edhe këtë herë u dëshmua se Serbia po bashkërendon politikat me Rusinë.
“Realisht u pa që protesta e sotme që është mbajtur ishte e orkestruar nga Lista Serbe, për arsye të parullave politike që u shfaqën atje, mos të harrojmë që në fundjavë u shfaqën edhe disa thirrje nga organizata terroriste, një ripërtëritje morale që ushtria të kthehet në Kosovë. Pra është një përpjekje e Listës Serbe që të mbajë tensionin të ngritur, dihet fakti që Lista Serbe është kryekëput e kontrolluar nga Vuçiqi,” thotë ai.