Lajme
Protesta në Shqipëri: 6 të arrestuar dhe 55 persona nën hetim, në mesin e tyre dhe një deputet
Demokracia
13:10 | 12 Mars 2022

Share:

Gjashtë persona janë arrestuar dhe 55 janë vënë nën hetim në Tiranë, Lushnjë, Korçë, Dibër dhe Lezhë, pasi akuzohen se gjatë protestës së të premtes kanë bllokuar rrugët në shenjë revolte kundër rritjes së çmimeve, të karburantit dhe ushqimeve. Mes të hetuarve në Korçë është edhe deputeti mbështetës i Sali Berishës, Edmond Spaho.

Ai është përplasur me policinë në qytetin juglindor në mbështetje të qytetarëve që kërkonin uljen e çmimeve dhe të taksave.

Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në protestën e tyre të zhvilluar një ditë më parë në kuadër të rritjes së çmimeve.

Në Dibër janë arrestuar 5 persona dhe në Lezhë 1, të cilët akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gazeta Si shkruan se pas protestës së djeshme lidhur me çmimin e naftës, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 persona, në Korçë janë proceduar 10, në Lushnjë 13, në Dibër 16, në Lezhë 10.

Qytetarët protestojnë prej 3 ditësh duke kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore. Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi për 30 të arrestuar në Tiranë, Durrës e Milot si pasojë e tubimeve dhe bllokimeve të rrugës.

Të ngjashme