Lajme
Protesta me bllokim të rrugës në Ferizaj, ndërhyn policia
Demokracia
17:03 | 27 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka ndërhyrë për ta zhbllokuar rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj e cila u bllokua sot nga qytetaret. Ndërkohë, ka filluar edhe konfiskimin e veturave.

Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Në këtë rrugë sot është mbajtur protesta nga banorët atje si shkak i pakënaqësisë me komunën. Pasi kjo komunë i ka dhënë leje multimilonerit, Fatmir Grainca të ndërtojë një objekt 11 katësh. Sipas banorëve i gjithë ndërtimi po bëhet kundërligjshëm.

Këta banorë kërkuan angazhimin e institucioneve për të ndërhyrë dhe gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

Të ngjashme