Lajme
Protesta më 8 prill
Demokracia
20:05 | 04 Prill 2022

Share:

Përfaqësuesit më të lartë të federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë vendosur që më 8 prill të vitit 2022 të mbajnë protesta.

Kjo u caktua në takimin që patën sot këto federata.

“Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme;

Përcaktimi i pagës minimale;

Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë;

Miratimi i Ligjit për Paga;

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti;

Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BSPK-ja.

Të ngjashme