Protesta masive janë duke u zhvilluar në rrugët e Moskës dhe Shën Peterburgut, ku qytetarë të shumtë po protestojnë kundër sulmeve ruse në Ukrainë.
Pavarësisht arrestimeve masive, protestuesit nuk e kanë ndërmend të ndalen duke brohoritur dhe bërë thirrje Vladimir Putinit, që të ndalë luftën e përgjakshme në Ukrainë.
E arrestimet e protestuesve nga analistë të pavarur në Rusi po shihen si presion, që të heshtin të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga presidenti rus.
Forcat ukrainase po u rezistojnë me të gjitha kapacitetet – duke i shkaktuar humbje të mëdha Rusisë si në njerëz ashtu dhe në makineri ushtarake.