Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka njoftuar se gjatë protestës së sotme kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë, janë arrestuar Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.
PSD-ja ka thënë se kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën Speciale.
“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin”, thuhet në njoftim.
Tutje, PSD janë shprehur se gjykata është e padrejtë dhe segreguese.
“Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”, thuhet tutje në njoftim.
LEXONI MË SHUMË: