Lajme
Protesta kundër pushtimit të Ukrainës, arrestohen 735 persona në Rusi
Demokracia
19:55 | 24 Shkurt 2022

Share:

Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë sot pas pushtimit të Ukrainës.

Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në takimet e opozitës, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Më shumë se 330 persona janë arrestuar në Moskë, thuhet në deklaratë.

Janë shfaqur imazhe të policisë ruse duke arrestuar protestuesit në një protestë kundër luftës që po zhvillohet në sheshin Pushkinskaya të Moskës qendrore.

Oficerët e policisë arrestojnë një grua gjatë një proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës në Moskë

Imazhet e tjera tregojnë oficerët duke bllokuar sheshin. Një gazetar i Guardian në vendngjarje tha në Twitter se ka një “prezencë shumë të madhe policie” në zonë.

Në SHBA, një tubim pro-ukrainas pritet të zhvillohet jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington D.C në orën 16:30 me orën lokale./Demokracia.com/

Të ngjashme