Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Teatrit Kombëtar këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në protestë shihet se dominojnë vetëm flamujt kombëtarë me shqiponjë dhe jo flamuri i Republikës së Kosovës.
Me pankarta “Zajednica nuk kalon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, studentët janë mbledhur për të vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.
Përpos studentëve, aty janë parë edhe deputetë të Kuvendit, siç është ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.
Po ashtu, përpos studentëve, për protestë kanë ardhur nga veriu i Mitrovicës edhe persona me nevoja të veçanta.