Lajme
Protesta kreative kundër Kurtit për reduktimet e rrymës
Demokracia
22:14 | 31 Gusht 2022

Share:

Reduktimet e energjisë elektrike janë ashpërsuar sot në Kosovë, përkundër paralajmërimeve se situata energjetike në Kosovë do të lehtësohej.

Kundër reduktimeve që nuk përfillin as orarin e planifikuar, ka nisur një protestë në rrjete sociale.

Aktori i njohur, Jeton Zogjani ka publikuar një fotografi të Kurtit me dy qirinj në vend të shkronjave “i” në emrin dhe mbiemrin e tij, në shenjë proteste.

Të njëjtën e ka publikuar edhe analisti Halil Matoshi.

Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime më të ashpra, 3 orë me rrymë dhe tri pa të.

Të ngjashme