Lajme
Protesta e PSD-së përfundon me hedhjen e tymit të zi tek ndërtesa e Qeverisë
Demokracia
14:41 | 25 Mars 2023

Share:

Vetëm 30 minuta pasi nisi, ka përfunduar protesta e PSD-së kundër Asociacionit tek Qeveria.

Protesta përfundoi me hedhjen e tymit të zi tek ndërtesa e Qeverisë.

Poashtu, aktivistët e PSD-së kanë hequr flamujt e Kosovës përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në vend të tyre janë vendosur flamuj të bardhë. Për simbolikën e tyre ka folur Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se ata janë vendosur për të treguar se Kurti është dorëzuar.

“Këta flamuj u zëvendësuan në mënyrë simbolike për të treguar që kryeministri i Kosovës është dorëzuar”, ka thënë Molliqaj.

LEXO EDHE:

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024