Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së mbajtur para Qeverisë së Kosovës nga ana e Policisë së Kosovës.
Behrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti më shumë dëshirë i kish pa në arkivol, sesa para Qeverisë.
“Me më shumë dëshirë, Albini i kish pa në arkivol, sesa para Qeverisë! Sepse, në takim me ta u kishte thënë: “Luftë është kur vdesin shumë dhe mbesin pak” – ka shkruar Behrami.