Lajme
Protagonistja e përgjimit “Zdravo” shikon nga larg përleshjen në Kuvend
Demokracia
12:41 | 13 Korrik 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti është lagur me ujë sot në Kuvendin e Kosovës, teksa po mbante fjalim. Ndaj tij u hodh ujë nga deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky gjest ka ngjallur tensione të theksuara brenda Kuvendit, ku u përdorën dhe grushta mes deputetëve e ministrave.

Përkundër që shumë deputetë e ministra i dolën në mbrojtje liderit të tyre, shefja e grupit të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, nuk lëviz nga vendi.

Ndonëse ajo mund të jetë shkaktarja e nisjes së tensioneve mes pozitës dhe opozitës pas skandalit që i doli nga audioincizimet, Kusari shihet duke qëndruar e qetë teksa po i sulmohej shefi.

PAMJE:

 

Të ngjashme
Lajme • 10 Maj 2025