Lajme
Propozohet që SHBA-ja të heq regjimin e vizave për Kroacinë
Demokracia
23:24 | 02 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken propozoi që Kroacia të hyjë në programin e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara.

Blinken në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se udhëtimi pa viza për qytetarët kroatë, u bë pas “përparimit të madh të kroatëve për të përmbushur standardet strikte për vendet pjesëmarrëse në program”, përcjell Demokracia.com

“Sot, unë nominova Kroacinë që t’i bashkohet Programit të Heqjes së Vizave. Ky është hap drejt një regjimi pa viza dhe është  shenjë e përparimit të jashtëzakonshëm të Kroacisë në përmbushjen e standardeve strikte për vendet pjesëmarrëse”, ka shkruar Blinken.

Blinken shtoi se mezi po priste marrëdhënie edhe më të forta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Blinkenit, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, tha se qytetarët kroatë të cilët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa pengesa do të përfitojnë më shumë nga heqja e vizave.

“Ne konfirmojmë partneritetin midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit”, shkroi Plenkoviq.

Kujtojmë, vizat për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të hiqen jo më vonë se 30 shtator, fundi i vitit fiskal amerikan.

Ndërsa Kroacia do të bëhet shteti i 39-të, qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë për vizë që të hyjnë në SHBA./Demokracia.com/

Të ngjashme