Lajme
“PROPAGANDË poshtë e nalt, as deputetët e tij s’dijnë – Po TUTET”, Memli Krasniqi për Kurtin e VV’në
Demokracia
22:26 | 17 Prill 2025

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat.

Po t’i kishte, thotë Krasniqi, do të dorëhiqej dhe brenda ditës do të zgjidhej kryeministër.

Krasniqi thotë se Kurti nuk i beson as Besnik Bislimit.

Ndërkaq, për deputetët e LVV tha se “nuk dinë”, duke shtuar se Kurti po frikësohet ta lëshojë pushtetin për një mori arsyesh, përshirë edhe siç thotë ai “mafisë energjetike”.

“Ai nuk i beson kërkujt, as Besnik Beslimit nuk i beson, pse mos me dhënë dorëheqje”.

“Nëse ka numra për me bë shumicën parlamentare krejt këto për 24 orë ndodhin, sot mëngjese thotë po jap dorëheqje, vjen shtunën 10:00 e votojmë raportin, e japim betimin menjëherë e zgjedh kryetarin e Kuvendit, e thirr presidenten ia kërkon mandatin, e thirr seancën me 40 nënshkrime, ora 1 bëhet kryeministër. Krejt ky muhabet 4 orë zgjatë kur i ka numrat, por nuk i ka numrat për këtë e ka blloku Kuvendin e janë duke kriju propagandë poshtë e përpjetë sepse nuk ka marrëveshje me askë, dhe është duke i mashtruar edhe deputetët e vet, se ata s’dinë një pjesë janë vetëm qaty”.

“A tutet prej drejtësisë, a tutet prej të bëmave që i kanë bërë. Apo me i kthy te rryma mafia energjetike ka me qenë trauma më e madhe që këtë qeveri s’ka me lëshu kurë, s’po du me paragjyku. Por, që nuk i ka numrat nuk i ka”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme