Lajme
“Propagandë, mos bo hajgare”: Hyseni i PSD-së kapet me Krakin, e akuzon se po flet si pushteti
Demokracia
21:21 | 13 Mars 2023

Share:

Në emisionin “Debat Plus” po diskutohet rreth marrëveshjes evropiane dhe takimit të ardhshëm mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, takim që është planifikuar të mbahet në Ohër.

E mënyra se si argumentonte z. Nezir Kraki, analist që jeton (dhe me gjasë edhe vepron) në Francë, nuk i ka pëlqyer Zgjim Hysenit, anëtarit të PSD-së. Në fjalën e tij, Hyseni fjalimin e Krakit e quajti propagandë.

“Po i përngjan gjuhës së pushtetit. Është sinonim për propagandën. Është propagandë, se ti sapo the që s’është pranu Asociacioni, qysh?” – i tha Zgjim Hyseni analistit Nezir Krakit, që thotë se është profesor në Francë, i cili edhe qeshi pak me ketë akuzë të anëtarit të PSD-së.

“Nuk është pranu. Ku është pranu Asociacioni? Cili, ku është?” – tha z. Kraki.

“Pika 10, çka thotë, le bre mos bo hajgare” – ia ktheu z. Hyseni.

 

Të ngjashme