Lajme
Propaganda përmes fotove: Kurti flet, ambasadorët e QUINT-it mbajnë shënime
Demokracia
10:44 | 24 Shkurt 2024

Share:

Zyra e Kryeministrit është treguar shumë e kujdesshme me takimin që kryeministri Albin Kurti ka pasur dje me ambasadorët e QUINT-it.

Pas takimit, kjo zyre ka nxjerr në publik disa foto ku kryeministri duket sikur është duke iu ligjëruar ambasadorëve të vendeve mike të Kosovës, raporton gazeta Nacionale.

Në fotografit e zgjedhur, derisa kryeministri Kurti shihet duke folur, ambasadorët janë duke mbajtur shënime.

Përzgjedhjen e këtyre fotove e ka komentuar edhe njohësi politikës së jashtme, Emir Abrashi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përzgjedhja e fotove është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Sipas tij, kjo është megalomani.

Perpos deshtimit protokollar ne ulje, te cilin e ka potencu Visar Xhambazi ne platformen X, shiheni perzgjedhjen e fotografive te cilat i ka postu* kryeministri pas takimit me ambasadoret e Kuintit. Ne fotot ku eshte kryeministri, ai shihet tu fole, ndersa ne fotot e ambasadoreve, ata jane duke mbajte shenime. #Megalomani #Diktim #Ulu_1sh *Fotot jane postu dje ne llogarine zyrtare te Albin Kurtit ne platformen X.”, ka shkruar Abrashi.

Të ngjashme