Raporti i Bankës Botërore u bë mollë sherri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe opozitës. Kjo, pasi që Kurti tha se “në krahasim me 10 vitet e fundit, Kosova ngriti të hyrat për kokë banori për 50 për qind dhe uli përqindjen e varfërisë për 35 për qind”.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, duke e cilësuar një gjë të tillë propagandë dhe duke vlerësuar negative raportet për qeverisjen aktuale.
“Se sa zhvillim po bën qeveria mjafton të shihni raportet e vetë Qeverisë. Raporti financiar i tremujorit të parë të këtij viti thotë se qeveria ka shpenzuar mbi 207 milionë euro për subvencione dhe vetëm 40 milionë euro për investime kapitale”, tha ish-ministrja Bajrami.