Lajme
Propaganda e VV-së për ta mbrojtur ministren Hajdari| Avokati: Videoja e aksidentit ishte e prerë, ajo kishte mundësi të shmangte aksidentin
Demokracia
21:51 | 11 Tetor 2023

Share:

Ditë më parë një portal jo i njohur dhe i afërt me pushtetin kishte publikuar një video të aksidentit ku ministrja Rozeta Hajdari kishte goditur me veturën e saj një të mitur.

Me atë video u mundua të shfajsohej ministrja Hajdari para seancës gjyqësore që u mbajt sot, shkruan Demokracia.com

Avokati i të miturës, Florim Shefqeti në intervistë për T7 e ‘zhveshi’ propagandën e VV-së për mbrojtjen e Hajdarit.

“Videoja është publikuar në formë të prerë. Në versionin origjinal të saj vërehet fëmija se kur ka dal në qasjen në rrugë, ka shikuar në të majtë nga ka ardhur edhe e pandehura, është siguruar që nuk ka automjete, ka shikuar në anën e djathtë, ka qenë duke e përfunduar lëvizjen një automjet, në momentin që ka kalu ai automjet, kjo ka ecë, madje ka vrapu që shpejtë t’a kaloj rrugën. Ne e kemi videon origjinale. Kemi pasur kërkesë nga mediat për publikim por me kërkesë të familjes nuk e kemi publikuar”, tha ai ndër të tjera, duke shtuar se ministrja Hajdari ka pasur mundësi që të shmang goditjen.

Ekspertët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike kanë bërë një super-ekspertizë të video-incizimeve të aksidentit të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e cila kishte goditur me veturë një fëmijë në muajin prill të vitit të kaluar.

Sipas super-ekspertizës të cilën e ka siguruar Albanian Post, thuhet se ministrja Hajdari në bazë të shikimi të vendit të ngjarjes nuk ka mundur ta evitojë aksidentin pasi ishte duke vozitur më shpejt se që duhet.

“Drejtuesja e automjetit ‘Ford Fiesta’ për shpejtësinë e lejuar të lëvizjes prej 50 kilometra me frenim të vrullshëm nuk ka pasur mundësi teknike për evitimin e aksidentit”, thuhet në super-ekspertizë.

Po ashtu sipas super-ekspertizës, ministrja Hajdari do duhej të ishte “më e kujdesshme” gjatë ngasjes së veturës në një zonë urbane dhe se ka frenuar me vonesë.

“Drejtuesja e automjetit duke lëvizur në zonë urbane është dashur të ketë kujdes të shtuar ndaj pranisë së këmbësorëve në lëvizje në atë pjesë. Drejtuesja e automjetit ka reaguar me vonesë në ndërmarrjen e veprimit të frenimit të vrullshëm me qëllim të evitimit të aksidentit”.

Megjithatë, ekspertët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike me rastin e realizimit të superekspertizës nuk e kanë bërë ekzaminimin e gjendjes teknike të sistemit të frenimit të veturës së ministres.

Në anën tjetër, Hajdari duke u munduar të shfajësohet, pati dal sqarim në llogarinë e saj në Facebook, ku thoshte se nuk ishte ajo që goditi fëmijën, por e kundërta ishte e vërtetë.

“Fëmija u përplas me makinën time”, pati thënë ajo./Demokracia.com/

Avokati i të miturës të cilën ministrja Hajdari e aksidentoi: Rozeta Hajdari ka pasur mundësi ta shmang goditjen

Avokati i të miturës të cilën ministrja Hajdari e aksidentoi: Rozeta Hajdari ka pasur mundësi ta shmang goditjen

#T7 #frontal

Posted by T7+ on Wednesday, October 11, 2023

Të ngjashme