Lëvizja Vetëvendosje thotë se për një vit e gjysmë qeverisje e ka ndryshuar gjendjen në veri të Kosovës.
Përmes një video propaganduese të publikuar në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, VV-ja ka akuzuar ish-pushtetarët se e kanë shfrytëzuar këtë territor për të siguruar të ardhura për vete e për t’ia mundësuar Serbisë kolonizimin.
“Po integrohet veriu na thoshin politikanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje. Sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”, thuhet në video.
Vetëvendosje tha se për një vit e gjysmë qeverisje në veri gjendja ka filluar të ndryshojë drastikisht.
“Me vetëm një vit e gjysmë qeverisje të kryeministrit Kurti, referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Zgjedhjet e Serbisë, që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë, nuk u lejuan. Energjia elektrike që për 20 vjet nuk u pagua, tash e tutje do të paguhet. Aty ku më parë policia shkonte vetëm me helikopter, u ndërtuan tri stacione të reja policore. Mallrat e padoganuara u konfiskuan. Rrugët e kontrabandës u mbyllën. Qendrat e kriptovalutave u mbyllën. Laboratorët e prodhimit të drogave u mbyllën. U vendos rend dhe ligj si në asnjë pjesë tjetër të Republikës së Kosovës”, thuhet në video.
Mirëpo, Vetëvendosje si organizatë propaganduese, në këtë video nuk i ka përmendur skandalet e qeverisë që udhëhiqet nga ta. Qeveria Kurti, duhet kujtuar, se ka pranuar targat serbe që lëshohen në Serbi për qytetet e Kosovës. Qeveria Kurti e ka pranuar marrëveshjen për energjinë me Serbinë duke e bërë shtetin serb hisedar në sistemin energjetik të Kosovës. Qeveria Kurti e ka pranuar marrëveshjen për energji pa ia hequr asnjë edhe një shkronjë nga marrëveshja që ishte nënshkruar në vitin 2015. Për këtë marrëveshje VV-ja kishte protestuar dhunshëm dhe i kishte quajtur tradhtar ata që e kanë nënshkruar.
Qeveria Kurti i ka dy ministra në përbërjen e saj që haptas kanë dalë kundër UÇK-së dhe veteranëve. Qeveria Kurti nuk lejoj tërheqjen e Trustit pensionale për t’ua lehtësuar jetën kosovarëve.
Qeveria Kurti… /Demokracia.com/