Lajme
Propaganda e Qeverisë Kurti, jep shifra të ndryshme nga FMN-ja për rritjen ekonomike
Demokracia
08:25 | 16 Qershor 2024

Share:

Qeveria e Kosovës pretendon se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë rreth 4 për qind, ndonëse pritjet e eksperteve të ekonomisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për këtë normë janë më të ulëta.

Megjithatë, njëjtë mendojnë edhe deputetet të opozitës, për dallim nga deputetë të pozitës, të cilët vlerësojnë se këtë vit do të ketë nivel rekord të shpenzimeve qeveritare.

Sipas tyre, në këtë rritje pritet të ndikojnë shpenzimet e rritura qeveritare dhe remitencat. Derisa nga opozita, thonë se Qeveria është duke proklamuar me shifra.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë për KosovaPress, se me hapat që kanë ndërmarrë, rritja ekonomike do të tejkalojë pritjet.

Se do të ketë rritje ekonomike, e thotë edhe deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja. Sipas tij, rritja ekonomike do të jetë mbi 4 për qind për vitin 2024, derisa ka përmendur edhe faktorët që do të ndikojnë në këtë rritje.

Ndërkaq, nga opozita vlerësojnë se rritja ekonomike do të jetë rreth 3 për qind. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, thotë se rritja ekonomike nuk është siç proklamon qeveria, madje, sipas tij ka ndodhur e kundërta.

Se nuk do të ketë rritje më shumë se 3 për qind e thotë edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Ai thotë se qeveria duhet të shoh gjendjen në terren dhe kjo të krijojë këso shifra.

Ndërkaq, njohës të ekonomisë konsiderojnë se rritja reale ekonomike mund të jetë vetëm kur shifrat janë dyshifrore. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skender Krasniqi, thotë se rritja ekonomike nuk po lëviz nga viti në vit.

Ndërkaq, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të publikuar së fundi për Kosovën, thotë se rritja ekonomike për Kosovën në vitin 2024 pritet të jetë 3.8 për qind.

 

Të ngjashme
Lajme • 24 Qershor 2024