Sport
Propaganda e mediumit serb, shkruan se ka përqarje mes Kosovës dhe Shqipërisë për Zymer Bytyqin
Demokracia
22:23 | 22 Mars 2021

Share:

Zymer Bytyqi ishte i gatshëm për një ftesë nga Kosova për ndeshjet e muajit mars, megjithatë për ardhjen e tij nuk vendosi përzgjedhësi Bernard Challandes.

Trajneri zviceran, përkundër formës së mirë të Bytyqit në Turqi te Konyaspori, nuk vendosi ta ftojë atë, shkruan Demokracia.com.

Tani, gjërat kanë ndryshuar kahje dhe Bytyqi duket se është duke e kërkuar një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Pas kësaj ngjarjeje, mediumet serbe kanë nisur me propagandat e tyre skandaloze.

“Kurir.rs” shkruan se mes Kosovës dhe Shqipërisë ka përqarje në këtë drejtim.

“Shqiptarët luftojnë mes vete për futbollistin që luan në Turqi. Kosova dhe Shqipëria seriozisht në luftë”, shkruan ky medium. /Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CMrxUtFjdIS/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme