Lajme
Pronari kosovar i “Princ” në Golem: E pavërtetë ajo që po thuhet, hoteli është duke punuar
Demokracia
19:14 | 20 Gusht 2022

Share:

Raporimet nga mediat në Shqipëri për sekuestrimin e hotelit “Princ” në Golem, i ka mohuar pronari, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se biznesi është duke punuar bashkë me stafin.

“Janë gënjeshtra. Hoteli as nuk është bastisur, jemi duke punuar dhe ka edhe mysafirë. Rreth 10 dhoma janë me mysafirë”, ka shtuar ai.

Edhe raportimet për të se është marrë me shpëlarje parash i mohon Gashi, derisa pranon se është non-grata në Shqipëri.

“E gjitha që po thuhet është e qëllimshme”, shton ai duke akuzuar një person nga Shqipëria.

Gashi ka shtuar se edhe një vjet nuk i lejohet hyrja në Shqipëri, nga pesë që i është vënë masa./KlanKosova

Të ngjashme