Pronari i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, është i interesuar që ta shtrijë ndikimin e tij edhe në Spanjë.
Pos skuadrës franceze, për biznesmenin nga Katari është me rëndësi që të kihet në pronësi edhe skuadra e Espanyolit.
Siç raporton Marca, tashmë është dërguar oferta e parë në drejtim të spanjollëve dhe po pritet përgjigjja në lidhje me këtë çështje.
Khelaifi njihet si njëri prej personave më të pasur në botën e futbollit, andaj shpenzimet për të nuk kanë qenë problem viteve të fundit.