Pronari i hotelit “Magra” në Bogë dhe njëkohësisht kryetari i shoqatës së promovimit të turizmit malor të Kosovës, Skender Thaçi, ka treguar se Boga e Rugovës po përballet që 4 ditë me mungesë të enërgjisë elektrike.
Për këtë Thaçi ka akuzuar Kedsin në Peje, duke thënë se është papërgjegjësi absolute e tyre, dhe se kjo është e pafalshme.
“Turpi e mbuloftë Keds-in dhe personat kompetent, një papërgjegjësi apsulute”, është shprehur ai në një video për Paparacin.
Ai ka thënë se për këtë arsye bizneset po pësojnë humbje, pasi turistët po largohen në mungesë të rrymës, e poashtu edhe rezervimet janë anuluar.