Diaspora
Pronarët kosovarë të restaurantit në SHBA japin mbi 500 vakte ushqimore falas
Demokracia
19:34 | 20 Shkurt 2021

Share:

Pronarët kosovarë të një restauranti në Teksas të SHBA’së, pas një ndërprerje të përkohshme të furnizimit të energjisë elektrike në këtë zonë, vendosën t’i ndihmojnë komunitetin nëpërmjet dhënies së mbi 500 vakteve ushqimore falas.

Ari dhe Blinera Isufaj, bashkë me pesë punëtorë të tjerë të restaurantit dhanë qindra vakte ushqimore falas – shpagetë dhe lazanja – pasi ndërprerja e rrymës i kishte lënë banorët e Teksasit të bllokuar në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Express.

“Mora shumë fotografi nga banorët, të cilët thonin se kishin tre ditë që po hanin ushqime të ftohta”, tha Ari Isufaj për TODAY.

Ai, sipas TODAY, kishte ardhura nga Kosova si refugjat përgjatë luftës, si 14-vjeçar. E mërkura, dita kur restoranti shpërndau qindra vakte, gjithashtu shënonte edhe ditën e përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme