Lajme
Pronarët e tokës nuk lejojnë gurin e Pashkës, pranojnë vetëm pllakë përkujtimore
Demokracia
21:07 | 22 Korrik 2023

Share:

Pronarët e tokës në Korenicë të Gjakovës, ku e ndjera Pashkë Marku vendosi të vetëflijohet pasi kreu të pamën e dy djemve të vrarë nga forcat serbe, thanë se vendosja e gurit gjigant u bë pa lejen e tyre.

Time Balaj, gruaja e pronarit Hasan Balaj, tha se vite më parë iu dhanë leje familjes Marku ta vendosin një pllakë të vogël përkujtimore për nënën e tyre që e dogji veten me benzinë, por jo ta përkujtojnë në kësi forme, me një gurë të madh të sjellë nga bjeshka, raporton Klan Kosova.

Balajt bile kanë dyshime nëse Nëna Pashkë, siç njihet ndryshe, e pati djegur veten me benzinë pikërisht në tokën e tyre. Familja thanë se kjo mund të ketë ndodhur në mes të arës së tyre dhe të një komshiu tjetër.

73 vjecarja Time Balaj poashtu mohoi t’u ketë penguar vizita e kryeministrit në pronën e tyre, ashtu siç është raportuar.

Ndërkohë, familja Marku gjatë së premtes i thanë televizionit se guri i bjeshkëve të Strellcit u vendos me leje të pronarit në vitin 2004 por që 3 viteve të fundit i njëjti ka shtuar presionin për ta larguar nga aty.

Megjithëkëtë, puna për rrënimin e tij u ndalua pas vendimit të Agjencionit për Memoriale, institucion ky që i bëri thirrje policisë për reagim deri në një vendim të radhës.

 

Të ngjashme