Prokurorja Laura Pula ka treguar se çka i pret ata që e fotografojnë votën.
Një rast i tillë tashmë është regjistruar në një qendër votimi.
Lexo edhe:
Pula ka treguar se të gjithë ata që e bëjnë një veprim të tillë, do të ndalohen.
Ajo ka treguar se një rast i tillë është raportuar në një qendër të votimit.
“Fotografimi i votës nuk mund të bëhet për vetë faktin se vota është e fshehtë. Çdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhënë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula në T7.