Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren kërkon t’i caktohet masa e paraburgimit personit që vrau dje 15 vjeçarin
Demokracia
15:16 | 19 Janar 2021

Share:

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar nga Gjykata që t’i caktohet masa e paraburgimit të miturit që vrau dje një 15 vjeçar në këtë komunë.

Në anën tjetër, dy të miturit e tjerë të cilët kanë marrë pjesë në përleshje janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Demokracia.com

Në bazë të informacioneve njëri nga sulmuesit e kishte goditur viktimën me mjet të prehtë përkatësisht me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.

“Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika. Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Trupi i pajetë i të miturit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme