Lajme
Prokuroria Speciale shënjestron tri raste të krimeve të rënda, të përfshirë 48 persona
Demokracia
17:20 | 01 Prill 2021

Share:

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestruar tri raste të krimeve të rënda, në të cilët sipas prokurorisë janë të përfshirë 48 persona dhe të gjitha rastet lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas njoftimit të prokurorisë në rastin e parë janë përfshirë 17 persona, në rastin e dytë nëntë perona dhe në rastin e tretë 22 perona, përcjell Demokracia.com.

“Rasti i parë ka të bëjë me “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, në të cilin janë të përfshirë 17 persona. Rasti i dytë ka të bëjë me “Krim të organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, në të cilin rast janë të përfshirë nëntë persona. Ndërkaq, nga rasti i tretë i shenjëstruar janë të përfshirë 22 persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Më tej prokuroria ka njoftuar se rastet e shënjestruara lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

“Këto raste cilësohen raste me prioritet në luftimin e korrupsionit për të përmbushur kriterin për liberalizim”, thuhet në njoftim./Demorkacia.com/

Të ngjashme