Lajme
Prokuroria Speciale konfirmon kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt
Demokracia
16:46 | 17 Gusht 2022

Share:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilin e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur për Demokracia.com se kallëzimin penal e kanë dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“E nderuar, ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencinë Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B.  Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, ka thënë Lutfiu për Demokracia.com.

Demokracia.com, ka drejtuar pyetje edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por të njëjtit deri në publikimin e lajmit nuk janë përgjigjur.

Demorkacia.com do t’ju mbajë të informuar rreth rastit të ambasadorit Martin Berishaj. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

AKK s’tregon nëse kallëzimi penal përfshin kompaninë e Martin Berishajt në Mal të Zi, ku pranoi para nga GEN-i serb

Të ngjashme