Prokuroria e Pejës pritet që gjatë ditës së sotme të paraqes kërkesën që ndaj te arrestuarve në Pejë të iu caktohet masa e paraburgimit.
Një gjë të tillë për betimi për drejtësi e ka konfirmuar zëdhënësi Shkodran Nikçi.
Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.
Mbrëmë, Prokuroria Themelore në Pejë kishte konfirmuar se një person ka vdekur, dy të tjerë janë plagosur derisa janë ndaluar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë në Volljakë të Klinës.
Ndërkohë, të enjten, pas vrasje në Volljak të Klinës, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, kishte treguar se ngjarja ka ndodhur para orës 21.