Lajme
Prokuroria po shqyrton rastin e krizës me mbeturina në Prishtinë për elemente penale
Demokracia
15:02 | 16 Maj 2025

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke shyrtuar mundësinë e veprës penale lidhur me krizën me mbeturina në Kryeqytet.

Në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, ata deklarojnë se në rast se ekziston ndonjë element i veprës penale për situatën e krijuar, atëherë do të inicohet rasti nga prokurori i shtetit dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme për fillimin e hetimeve.

“Prokurori i shtetit është duke analizuar rastin nëse egziston ndonjë element të  veprës penale do të inicion rastin sipas detyrës zyrtare duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me rastin në fjalë”- thuhet në përgjigjen e tyre.

Të ngjashme