Lajme
Prokuroria nis hetimet ndaj 76-vjeçarit të dyshuar për pedofili
Demokracia
15:21 | 27 Prill 2022

Share:

Një ditë më parë në media u raportua për një person 76-vjeçar në Prizren, i dyshuar për pedofili, ndërsa sot Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Lajmin për fillimin e hetimeve e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti – Serjani.

LEXO EDHE: 

Demaskohet profesori pedofil në Prizren

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës – Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” të datës 26.04.2022. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi”, akthënë Mehmeti – Serjani për Demokracia.com.

Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 76-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi A.F t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike dhe më pas të lënë një takim në qytetin e Prizrenit.

LEXO EDHE: 

Maniaku plak i Prizrenit ka të hapura tri dosje për krime në Polici

Të ngjashme