Sport
Prokuroria kërkon 1 vit pezullim për presidentin e Juventusit
Demokracia
16:31 | 12 Prill 2022

Share:

Presidentët e Juventusit dhe Napolit mund të përjshtohen nga futbolli për shkak të rastit të mbivlerësimit të të ardhurave të klubeve.

Një dënim i tillë është kërkuar nga prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, raporton Football Italia duke iu referuar La Gazzetta dello Sport. Raportohet se të dy klubet kanë dhënë informacion të rremë për shitjen e lojtarëve.

Prokuroria kërkon 1 vit pezullimin për presidentin e Juventusit Andrea Agnelli, 6 muaj e 20 ditë drejtorin sportiv të Torinos Federico Cherubini, 8 muaj nënkryetarin e klubit Pavel Nedved dhe drejtorin e përgjithshëm Maurizio Arrivabene dhe ish-drejtori i klubit Fabio Paratici, aktualisht në Tottenham, për 16 muaj e 10 ditë. Prokuroria kërkon edhe gjobën e Juventusit me 800 mijë euro.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis mund të pezullohet nga aktivitetet e futbollit për 11 muaj e 5 ditë, gruaja, djali dhe vajza e tij, për 6 muaj e 10 ditë, shefi ekzekutiv napolitan, Andrea Chiavelli, për 9 muaj e 15 ditë. Klubi mund të gjobitet me 329 mijë euro.

Të ngjashme