Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë sot në Kaçanik.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka thënë për Demokracia.com se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
Ai ka thënë se një i dyshuar është identifikuar, por që ende nuk është arrestuar.
“Motivet e vrasjes ende nuk dihen. Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur, i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një i dyshuar është identifiku, por ende s’është arrestuar”, ka thënë Jashari për Demokracia.com.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore në Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli. /Demokracia.com/