Lajme
Prokuroria jep detaje për rastin e gruas nga Skenderaj që kërceu nga kati i tretë i shtëpisë
Demokracia
14:34 | 11 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një grua në fshatin Baks të Skenderajt është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë dhe për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Një grua e moshës 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, pasi që kishte kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së saj në fshatin Baks të Skenderajt.

Në lidhje me këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Zëdhësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni ka thënë për Demokracia.com, se janë duke u hetuar rrethanat për ndriçimin e këtij rasti.

“E tëra çfarë mund të themi deri më tani është se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rrethanat për ndriçimin e rastit janë duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë”, ka thënë Preteni për Demokracia.com.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh kishte thënë se, viktima ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe ka vdekur.

“Fsh.Baks, Skenderaj, 10.02.2021-12:35. Raportohet se viktima femër  kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme