Prokurorja në seancën e Gjykatës Speciale ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për publikimin e materialeve të reja.
Ajo në seancën që është duke u mbajtur edhe aktualisht, ka thënë se parashihet që disa prej materialeve të kenë masa mbrojtëse, raporton Demokracia.com.
“Më 5 shkurt ne parashtruam një kërkesë për masa mbrojtëse, siç është vënë në dukje në parashtrimin tonë, materiali në bazë të rregullit po punohet në mënyrë sistematike. Do të bëhen disa nxjerrje të reja në javët dhe muajt e ardhshme në përputhje me vendimin. ZPS-ja vazhdon të përmbushë vendimet e veta sipas rregullave, në lidhje me materialet shfajsuese. Kohët e fundit në paketën 20, të bërë më 11 shkurt, ne po përgatitim nxjerrjen e materialeve të reja. Parashikohet se disa prej këtyre materialeve kërkojnë masa mbrojtëse, edhe pse në këtë moment nuk mund të them diçka konkrete.”, tha ajo.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se diskutimet janë duke arritur në përfundim dhe se do të bëhet një kërkesë lidhur me materialin rregullues.
“Lidhur me materialin rregullues 107, diskutimi me informacione po vazhdon dhe siç kemi thënë në parashtrimet tona, diskutimet tona po arrijnë në përfundim dhe ne parashikojmë që do të bëjmë një kërkesë në bazë të rregullës 107.”, tha ajo.
Demokracia.com do t’iu sjellë detaje lidhur me zhvillimet nga seanca e Gjykatës Speciale.
LEXO edhe:
124 dëshmitarë vetëm me pseudonime, mbrojtja e Thaçit kërkon të dhëna më konkrete