Lajme
Prokuroria e Prishtinës e fton ish-prokuroren e EULEX-it për intervistim
Demokracia
13:23 | 16 Korrik 2022

Share:

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar sot ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistim.

Këtë e konfirmoi ish-prokuroria Maira Bamieh në një postim të saj në rrjetin social në Facebook.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare”, ka shkruar Bamieh.

Ndryshe, ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar sot në një konferencë për media në Prishtinë ka njoftuar në detaje rastin e saj gjatë kohës sa ishte në EULEX dhe me sfidat me të cilat është përballur nga koha kur kishte filluar të sinjalizonte se diçka nuk ishte në rregull.

Bamieh para gazetarëve në Kosovë tha se si një prokurore në Britani të Madhe me përvojë ndërkombëtare ishte caktuar për të ardhur në EULEX.

Të ngjashme