“Kosova dhe Metohija”, me këtë term iu drejtua Prokuroria e Specializuar, Kosovës, në një nga dokumentet e saj.
Ky është termi ofendues dhe armiqësor që Serbia e përdor karshi Kosovës. Me gjuhë të njëjtë foli edhe Prokuroria e Specializuar e Hagës.
Më 11 nëntor 2022, Sefer Goxhuli, kishte shkuar për t’u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Megjithatë, intervistimi nuk shkoi krejt siç duhet.
Një skandal i paprecedent u zbulua tek së fundmi. Përderisa Goxhuli po intervistohej nga hetuesit e ZPS-së, ai u shtang kur përfaqësuesit e Prokurorisë iu referuan Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.
Ky term që përdoret nga Beogradi zyrtar me gjuhë pezhorative për Kosovën, u vu në përdorim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.
Goxhuli për këtë ishte ankuar tek Avokati i Popullit në Hagë dhe aty zbardhen të gjitha detajet.
Përkundër shumë reagimeve nga personalitete të ndryshme, kryeministri Albin Kurti nuk e qiti asnjë zë.
Sikurse Kurti, as presidentja Vjosa Osmani nuk bëri asnjë reagim ndaj gjuhës pezhorative kundër Kosovës nga Prokuroria e Specializuar.
Që nga koha kur shteti i Kosovës në krye ka Kurtin e Osmanin, reagimet mbi Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë e Specializuar kanë qenë inekzistente. /Demokracia.com/