Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares që ndodhi në muajin gushti.
Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.