Lajme
Prokuroria deklarohet për rrahjen e djeshme në QKUK, i dyshuari është punonjës aty
Demokracia
10:39 | 18 Tetor 2023

Share:

Dje është arrestuar një person në QKUK, pasi dyshohet se ka sulmuar një person tjetër.

Për këtë rast njoftoi Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – QKUK- Prishtinë 17.10.2023-14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për Express bëri të ditur se i dyshuari është punonjës në QKUK.

Ai dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Ju njoftojmë se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person (punonjës në QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, sipas KPRK-së. Lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante”, ka thënë Ulaj për Express.

Të ngjashme