Desha të them në fillim se me qëllim nuk kam dashur t’i drejtohem gjykatës drejtpërsëdrejti sepse ne kemi prokurorë shumë të aftë që e njohin këtë çështje shumë mirë.
Kjo nuk do të jetë praktikë e zakonshme që unë të flas dhe kur më takon mua personalisht. Çështja se kur do të jepet dosja paraprake, dhe nuk do ta trajtoj këtë çështje sot, por kjo është e lidhur me datën e gjykimit, janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën pra.
Siç e di Gjykata, ne kemi mosmarrëveshje shumë të forta mes mbrojtjes dhe prokurorisë për këtë.
Jam krejtësisht në mospajtim me pikëpamjet e mbrojtjes, e mbështes të drejtën e tyre për të ngritur këto argumente.
Megjithatë ka një dallim mes të drejtës për të ngritur një argument dhe të bësh një argument që nuk mbështet nga logjika dhe faktet.
Sot unë i kam dëgjuar ata që janë përpjekur që të fajësojnë punën e bërë nga prokuroria dhe thonë që kanë argumente sepse duan një gjykim të shpejtë.
Unë kam një qasje tjetër, sepse nuk besoj se personalizimi i çështjeve është argument i fortë.
Emmerson është mësuar që si avokat, po të bërtasësh më shumë dhe të flasësh më shumë, nuk është mënyrë për t’i fituar çështjet.
Unë e ftoj gjykatën që të vërejë se kur të ndodhë kjo në sallën e gjyqit, kjo është një shenjë se ata nuk po flasin për çështje dhe argumente.
Po e them fjalën kërcënime, dy herë po e them fjalën këtë, gjykata duhet të shikojë fakte dhe ligjin dhe është detyra e prokurorisë që këto të zbatohen.
Është e rëndësishme që t’i jepet mbrojtjes koha dhe burimet e tyre.
Kjo gjykatë ka edhe konsiderata të tjera, për të marrë parasysh kur cakton kohën e gjyqit.
E para, janë viktimat në këtë rast dhe dëshmitarët që po presin të bëhet drejtësia dhe kanë pritur me vite për këtë. E dyta është realiteti që kemi një orë e gjysmë këtu, dhe nuk është përmendur fare.
Ky është realitet dhe do të mbetet realitet dhe është fakt që ka një hendek të madh midis dorëzimit dhe nxerrjës së dokumenteve, sepse kjo rrezikon dëshmitarët kjo është e vërteta dhe për këtë nuk është folur.
Duhet të kuptohet që këto janë mjetet për të zvogëluar rrezikun por nuk e eliminojnë komplet.
Dua të them gjithashtu që, kur për shembull faza përgatitore ka marrë shumë kohë. Kjo Gjykatë duhet të veprojë më mirë në interes të viktimave dhe dëshmitarëve, unë dua të vë në dukje gjithashtu edhe çështjen e burimeve dhe kapaciteteve që kanë në dispozicion mbrojtja. Ekipet e mbrojtjes kanë po aq burime sa edhe ekipet e tjera të mbrojtjes në gjykatat e tjera.
Qeveria e Kosovës ka dhënë 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve, po kështu edhe zyra administrative ka fonde nëse do të jetë nevoja. Gjykata e di se sot nuk do të bëhet diskutim të gjatë lidhur me datën e gjyqit, por ne do të përdorim çdo mjet që është i mundur që kjo çështje të ecë përpara.
Data e dorëzimit të dosjes duhet të lidhet me datën e fillimit të gjykimit.
Duke u dhënë mundësi atyre që të përgatitet. Nëse gjykata vendos kundër mbrojtjes në këtë çështje, ata do t’i bëjnë qëndresë urdhrave të gjykatës. Unë kam frikë se mbrojtja po përpiqet ta vonojë këtë çështje dhe do ta realizojë nëse vazhdon të veprojë kështu.
Duke pasur parasysh historinë e frikësimit të dëshmitarëve ne këtë duhet ta kemi gjithmonë në qendër të vëmendjes kur bëjmë parashtrimet tona.
Dosja paraprake është përbërë nga disa çështja, disa prej tyre i diskutuam sot, në secilin prej tyre mborjtjes kemi marrë pozicionin se historia karakterizon të ardhmen.
Vetëm për faktin që diçka ka ndodhur në të kaluarën, kjo nuk do të thotë që ashtu duhet vepruar.
Kohëzgjatja e procedurave në gjykata penale është kritikuar dhe është problem dhe kjo e pengon dhe e dëmton besueshmërinë e disa institucioneve dhe rezultatet që nxjerrin ato.
Ne nuk duhet ta vëmë në dysheme, ne duhet të përpiqemi të realizojmë atë që i ka vënë detyrë vetës kjo gjykatë.
Nuk e kuptoj zotin Emmerson, që thotë se çështja e jonë është një çështje e ndërtuar prej letre dhe provat nuk janë të forta. Kjo s’ka kuptim, në paraqitjen e parë z.Emmerson dha një prezantim të detajuar dhe shumëkahësh të mbrojtjes së zotit Veseli, kjo u bë përpara se prokuroria t’i kishte dhënë ndonjë material. Nuk do të ishte i mundur nëse bota është ashtu siç pretendon mbrojtja dhe realiteti është që të akuzuarit i kanë ditur akuzat kundër tyre, dhe për mjaft kohë madje, dhe pavarësisht protestimet e tyre për të kundërtën ata kanë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për çështjet.
Të akuzuarit kanë thënë publikisht se janë të pafajshëm, atyre nuk ju kërkua atyre që ta thonin këtë dhe zyra ime provon çështjen kundër tyre.