Lajme
Prokurori i Speciales e sheh të vështirë ndjekjen penale të krimeve ruse, ish-krerëve të UÇK-së ende as aktakuza nuk u është dorëzuar
Demokracia
21:40 | 05 Prill 2022

Share:

Alex Whiting, zëvendësprokurori i Gjykatës Speciale, jo çdoherë i trajton rastet në mënyrë të njëjtë.

Përderisa për luftën e Kosovës, Gjykata Speciale e kishte shumë të lehtë të ngriste aktakuzë ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve as pas një vit e gjysmë nuk ua kanë dorëzuar aktakuzën dhe po i mbajnë të paraburgosur në Hagë, për krimet ruse po e ka shumë më të vështirë.

Krimet ruse në Ukrainë dhe debati se çka llogaritet krim lufte po e nxjerr në pah këtë, shkruan Demokracia.com.

Alex Whiting, Zëvendës i Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale, ku aktualisht po akuzohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke folur për atë se çka quhet krim lufte në Ukrainë, ka thënë se sfida kryesore në ndjekjen penale të krimeve të luftës është zakonisht përcaktimi se kush është përgjegjës.

Edhe pse në rastin e Kosovës, Whiting dhe kolegët e tij e patën shumë të lehtë të ngrisin aktakuza pa pasur prova, në Ukrainë ku çdo gjë po dokumentohet me pamje e fotografi, ai po thotë se është e vështirë ndjekja penale e krimeve të luftës të Rusisë.

“Kjo bëhet veçanërisht e vështirë kur përpiqeni të mbani përgjegjës udhëheqësit e profilit të lartë, pasi ata shpesh nuk janë në skenën e një shkeljeje të supozuar”, ka thënë Whiting.

Rusia është akuzuar për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve dhe objekteve shëndetësore, marrjen e pengjeve dhe shkelje të tjera të ligjit ndërkombëtar. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024