Lajme
Prokurori i Shtetit nis hetimet për dyshime për ryshfet në Ministrinë e Mjedisit 
Demokracia
12:57 | 02 Qershor 2022

Share:

Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet në rastin e përgjimeve ku e përfshirë është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim e Prokurorisë Speciale. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme