Lajme
Projektligji që i hap rrugën abortit mbi 16 vjeç dhe pa lejen e prindërve
Demokracia
18:12 | 23 Prill 2024

Share:

Një projektligj i ri për shëndetin seksual dhe riprodhues i hap rrugë lejimit të abortit edhe tek të miturat e grupmoshës 16-vjeçare. Sipas nenit 12 të kësaj nisme, për ndërprerjen e shtatëzanisë, adoleshentet mund të abortojnë edhe pa djeninë e prindërve.

Nismëtarët argumentojnë që e mitura mund të përjetojë dhunë në familje nëse merret vesh që është shtatzënë.

Po ashtu aborti lejohet të kryhet edhe në rastin kur një femër është më shume se 14-javëshe dhe kjo brenda 3 ditëve kur e konstaton mjeku.

“Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje”, thotë Ministria e Drejtësisë.

Aborti lejohet të kryhet vetëm në instancat shëndetësore shtetërore dhe klinikat e licencuara. Po ashtu mjeku specialist obstetër gjinekolog, që në vizitën e parë duhet të informojë gruan për rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatzënisë, si dhe problemet e mundshme shëndetësore të ndërhyrjes mjekësore.

Të ngjashme