Lajme
Projektligji i ri për zgjedhjet | S’ka heshtje zgjedhore, votohen dhjetë kandidatë për deputetë
Demokracia
16:57 | 06 Qershor 2023

Share:

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, pritet që këtë javë të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, pasi u miratua në komision. Ky ligj i cili do ta rregulloj formën dhe mënyrën se si do të zgjedhin qytetarët përfaqësuesit e tyre, është pritur si njëra nga reformat më të mëdha në sistem. Por s’po del të jetë ashtu. Mundësi kandidimi edhe për personat e dënuar (jo më shumë se një vit burgim efektiv), dhjetë kandidat preferencial për deputet, s’ka heshtje zgjedhore.

Këtë të martë Organizatat kryesore në vend që merren me Kuvendin, e sundimin e ligjit, i shkuan Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në zyrë. Aty, ata kërkuan që ky ligj të mos adresohet për në Kuvend, sepse nuk janë adresuar çështjet kryesore e disa nga nenet e ligjit po shihet tejet problematike.

“Në kuadër të angazhimit për rritjen e integritetit zgjedhor , në emër edhe të partnerëve tjerë të shoqërisë civile, bashkë me kolegë nga organizatat Demokracy for Development, Çohu, Group for Legal, Kosovo Laë Institute, u takuam me kryetarin Glauk Konjufca.

Duke ditur rëndësinë e legjislacionit zgjedhor në nivelin e demokracisë, nga Kryetari kërkuam që Kuvendi i Kosovës 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒐𝒔 𝒆 𝒔𝒉𝒒𝒚𝒓𝒕𝒐𝒋𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒍𝒊𝒈𝒋𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒛𝒈𝒋𝒆𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒔𝒉𝒑𝒆𝒋𝒕𝒖𝒂𝒓𝒂.

Po ashtu, shprehëm shqetësimet tona lidhur me disa prej ndryshimeve të propozuara, duke përfshirë uljen e standardit të përshtatshmërisë juridike, rritjen e votimit preferencial dhe cenimin e pavarësisë së KQZ-së.” – thuhet në një reagim të KDI-së.

Nacionale e ka parë projektligjin: Çka ka, çka s’ka në projektligj?
Një ndër dallimet krysore të këtij ligji është ulja e standardi për përshtatshmërinë juridike të kandidatëve. Tashmë mund të kandidojnë në zgjedhje personat e dënuar me kusht ose me gjobë për vepra penale. Vetëm personat e dënuar me burgim efektiv, tashmë s’mund të jenë kandidat. Kjo “rregullohet” me nenin 30 të këtij ligji.

Nuk mund të kandidoj personi i cili është dënuar në tri (3) vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv” – thuhet aty.

Tutje, ajo që bie në sy është heqja e heshtjes zgjedhore. Neni 37 i këtij ligji përcakton se partitë politikë e kandidatët, mund të vazhdojnë me fushatën e tyre, deri në hapjen e qendrave të votimit, e jo si zakonisht qe dita e shtunë ishte heshtje zgjedhore, para të dielës kur mbaheshin zgjedhjet.

“Nga hapja e Qendrave të Votimit për votim, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre, u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë bërja e fushatës në çfarëdo mënyre” – thuhet aty.


Pra, ndalesa vlenë vetëm nga hapja e Qendrave të Votimit.

Votuesi, ka të drejt të votoj deri në 10 kandidatë, për deputet, e jo pesë siç ka qenë deri tash.

“Votuesi pajiset më një fletëvotim të vetëm për zgjedhje dhe në të shënjon votën për një (1) deri në dhjetë (10) kandidatë nga lista e subjektit politik për të cilin ka votuar votuesi” – thuhet në ligj.


Diaspora, ka qenë njëra ndër “pikat” më të forta të partisë në pushtet. Ata edhe kishin premtuar se do ta lehtësojnë mënyrën e votimit për ta.

Me ligjin e ri, i cili pritet të ratifikohet në Kuvend, përsonave që jetojnë jashtë Kosovës u mundësohet votimi në tri mënyra.

“Votimi fizik në misione diplomatike të Kosovës – përshtatshmërinë e të cilave e vendosë KQZ-ja, por ky lloj i votimit të vlejë vetëm për zgjedhje lokale. Votimi do të zhvillohet një ditë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa votat numërohen në Kosovë, pas sjelljes së tyre si ‘dërgesa diplomatike’;Votimi përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë; Votimi përmes postës në kutitë postare që hapen nga KQZ-ja jashtë vendit” – thuhet në ligj.

Çka nuk u përfshi në këtë ligj?
Në fakt ato që nuk u përfshinë në këtë ligj, po vlerësohet se përbëjn lajm. Kjo përshkak se disa nga temat kryesore që pritej ta karakterizonin reformën, nuk janë përfshirë fare.

Zonat zgjedhore, ka qenë njëra ndër temat që është diskutuar gjatë, e është premtuar të përfshihej në këtë ligj, por nuk është përfshirë fare.

Mënyra e zgjedhjes së Presidentit gjithashtu nuk është ndryshuar fare, edhe kjo një temë mjaft e diskutuar.

Kategorizimi i pragut zgjedhor, gjithashtu nuk u përfshi në këtë ligj. Pra mbetet siç ka qenë me ligjin e vjetër, 5 %.

Financimi dhe vetëfinancimi i kandidatëve e subjekteve politike, përkatësisht raportimin e financave individualisht, nuk është adresuar fare.

Çka thonë Organizatat që e monitoruan procesin

Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë shprehur shqetësimin e tyre se ky ligj në fakt, nuk është një reformë, por adreson vetëm çështje të natyrës teknike.

“Edhe pse pritjet ishin që Komisioni të trajtonte reformën zgjedhore në mënyrë më përmbajtësore, pra në përputhje me vetë emrin e tij, projektligji që do t’i prezantohet Kuvendit ka adresuar vetëm çështje të natyrës teknike që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, e të cilat ishin kërkuar vazhdimisht nga misionet e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve”, – thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në komunikatën e KDI-së, përmendet ulja e standardit për përshtatshmërinë juridike të kandidatëve. Kjo qasje po shihet si e rrezikshme, sidomos kur kihet parasyshë se 2/3 e denime për korrupsion në Kosovë, kanë përfunduar me dënim me kusht ose me gjobë, çka do të mundësonte kandidimin e personave të tillë, në zgjedhje.

“Kështu, subjektet politike janë pajtuar që me këtë projektligj t’a ulin standardin për përshtatshmërinë juridike të kandidatëve, që në praktikë ua mundëson kandidimin edhe atyre që janë të dënuar me kusht apo me gjobë për vepra penale. Ndalesa për të qenë kandidat në lista zgjedhore do të vlejë vetëm ndaj personave të dënuar me burgim efektiv prej së paku një viti apo atyre me dënime plotësuese. Duke qenë se sistemi ynë i drejtësisë shquhet për politikë të ulët ndëshkimore – ku vetëm gjatë dy viteve të fundit 2/3 e veprave penale për korrupsion kanë përfunduar me dënim me kusht apo me gjobë – projektligji i ri i hapë rrugë kandidimit, rrjedhimisht zgjedhjes së personave që kanë probleme me ligjin.” – thuhet aty.

Të ngjashme