Demi Lovato ka shpjeguar që programi i saj i rehabilitimit nga drogat, pasi ajo përjetoi një overdozë që pothuajse i kushtoi me jetë, përfshin alkoolin dhe marihuanën.
Ajo foli me Ross King për albumin e ri të saj Dancing with the Devil, të cilin ajo e shkruajti pas mbidozës në vitin 2018, transmeton Demokracia.com
Demi para pak kohësh lansoi një dokumetar me emrin e njejtë si albumi, në të cilin e trajtoi edhe këtë gjë, mirëpo Elton John i cili u paraqit në dokumentar tha se përdorimi i alkoolit dhe marihuanës nuk kishte funksionuar gjatë rehabilitimit të tij.
Ajo tha se ‘ai ka mendime të ndryshme lidhur me këtë dhe kjo gjë është në rregull. Për disa njerëz rehabilitimi funksionon vetëm nëse nuk përdorin asgjë, ndërsa te disa të tjerë është e kundërta”.
Elton John tha se “Nëse pi një gotë alkool do të vazhdosh të pish më shumë dhe nëse merr pak droga do të vazhdosh të marrësh më shumë. Ose i ndalon këto gjëra, ose vazhdon”./Demokracia.com