Gerhard Progni vazhdon të prijë në listën e golashënuesve pas javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sulmuesi i Gjilanit prin me tetë gola në renditje, dy më shumë se Kreshnik Uka i Drenicës, Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Besnik Krasniqi i Prishtinës me nga gjashtë, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti nga Tropoja e Shqipërisë nga tetë golat e shënuar, katër nga ta i ka realizuar nga penalltia, karshi Ukës që ka dy nga pika e bardhë.
LISTA E GOLASHËNUESVE (topsporti):