Sport
Progni pas fitores ndaj Trepçës ’89: Duket sikur sa herë që ndërrojmë trajnerin fitojmë bindshëm
Demokracia
15:49 | 14 Mars 2021

Share:

Sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni e ka komentuar fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

Në kuadër të javës së 25-të, Gjilani regjistroi fitore 2:1 ndaj Trepçës ’89 në shtëpi, shkruan Demokracia.com.

Progni që shënoi dy golat e fitores sot, në mes të tjerash ka vlerësuar lart edhe trajnerin e ri të skuadrës, Ismet Munishi.

“Duket sikur sa herë që ndërrojmë trajnerin fitojmë bindshëm”, ka thënë Progni.

“Kemi pasur shumë barazime dhe humbje, na është dashur fitorja më shumë për moralin se për të gjitha tjerat. Kemi kënaqur me lojë, pavarësisht rezultatit”, tregoi ai.

“Falënderoj klubin për respektin që po ma jep, po më duke sikur shtëpia ime e dytë. Shiritin e kapitenit e mbaj me përgjegjësi”, theksoi Gerhard Progni. /Demokracia.com

 

Të ngjashme