Sport
Progni paralajmëron kundërshtarët: Vitin tjetër jemi pretendent kryesor për titull – Munishi na solli motiv të madh
Demokracia
22:31 | 18 Prill 2021

Share:

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani pësoi humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit, Ismet Munishi. Kuqebardhët humbën 0:2 nga Llapi në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Sulmuesi më në formë të “Skifterat”, Gerhard Progni në emisionin “Ekipi A” në ATV uroi skuadrën e Llapit, por ka thënë se ka se ata tashmë janë duke menduar për edicionin e ardhshëm.

“Është e vërtet se ishim pak nërvoz në këtë ndeshje. Ne tani po ndërtojnë themelet për vitin tjetër. Llapi meritoi fitoren pavarësisht gabimeve tona në dy golat. U munduam të ktheheshim në lojë në pjesën e parë. E urojmë Llapin për këtë fitore”, ka thënë Progni, përcjell Demokracia.com.

Ai ka theksuar se trajneri Munishi ka sjellur motiv te skuadra e Gjilanit, si dhe ka shtuar se ata do të jenë kandidatët kryesor për titull.

“Për të shkuarën s’dua të flas. Gabimet i dinë në klub. Unë dua të flas për të ardhmen. Na ka ardhur një trajner që e njeh mirë futbollin kosovar. Ka sjellë motiv shumë te ne. Mund të them se vitin tjetër jemi pretendenti kryesor për titull”, shtoi Progni. /Demokracia.com

Të ngjashme